Super talentin i Barcelonës huazohet në Leeds United?

Futboll

Super talentin i Barcelonës huazohet në Leeds United?

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 13:40
Super talentin i Barcelonës huazohet në Leeds United?

Barcelona është duke e menduar huazimin e mesfushorit të talentuar Riqui Piuig te Leeds United, për shkak të trajnerit argjentinas Marcelo Bielsa.

Sipas Barcelonës, Bielsa mund ta zhvillojë edhe më shumë mesfushorin e talentuar, duke bërë që ai ta kuptojë edhe më shumë anën taktike të futbollit.

Puig këtë sezon ka shkëlqyer me skuadrën e parë të Barcelonës, në veçanti në fitoren 5:0 kundër Alaves, duke asistuar dy herë dhe shënuar një  herë.

Në fillim të këtij kampionati, trajneri i ri i Barcelonës, Ronald Koeman ia kishte kumtuar lajmin Piugit se nuk do të ketë shumë minuta dhe se më mirë do të ishte të huazohej.

Mediet në Spanjë, tashmë kanë bërë të ditur se klubi që do ta huazojë mesfushorin 21 vjeçar do të jetë klubi anglez, Leeds United.

Bielsa shquhet si ndër trajnerët me filozofinë më të mirë të lojës së futbollit dhe punën me futbollistët e rinj.

Në Spanjë, besojnë se Piug nën urdhërat e Bielsës do të rritej shumë si futbollist dhe do të ishte e ardhmja e Kombëtares së Spanjës dhe Barcelonës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat