Shqiptari nga Kosova që po e çmend Champions League!

Futboll

Shqiptari nga Kosova që po e çmend Champions League!

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 15:20
Shqiptari nga Kosova që po e çmend Champions League!

Shqiptari nga Kosova që po e çmend Champions League! Mërgim Berisha është duke kaluar një formë fantastike te Salzburgu në këtë sezon të ri. Në kampionat ka arritur që të realizojë 5 gola në 7 ndeshje të zhvilluara, ndërsa në Champions League ka tundur katër herë rrjetën e kundërshtarëve, ku mes tyre ka realizuar në të dyja ndeshjet ndaj Bajern Munchen.

Vetëm 22-vjeç dhe sulmuesi i Salzburgut ka fituar vëmendjen e gjithë Europës.

Kudo ka nisur ta pagëzojnë si “Halandin e ri”, ndërsa së fundmi është “Gianluca Di Marzio” që e ka quajtur në këtë mënyrë. Sigurisht që për Berishën është një vlerësim i vërtetë duke parë statistikat e tij dhe rëndësinë që ka krijuar te Salzburgu, duke shkëlqyer edhe në “Champions League”.

Por fatkeqësisht dëshira e tij nuk është që të përfaqësojë Shqipërinë apo Kosovën.

Berisha ka luajtur për Gjermaninë U-21 dhe i pyetur së fundmi nga gazetarët nëse i ka mbërritur një telefonatë nga trajneri i Gjermanisë, Lëv, nuk mund ta fshinte buzëqeshjen: “Jo, nuk po e pres. Jam duke jetuar momentin.

Nëse do të ndodhte që të binte një zile e tillë në telefonin tim, do të isha shumë i lumtur që ti përgjigjesha. Megjithatë nuk dua të vendos veten në presion”, tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat