Batatina paralajmëron kampionin: Ne nesër udhëtojmë vetëm për 3 pikë, barazimi nuk i duhet asgjë Llapit 

Futboll

Batatina paralajmëron kampionin: Ne nesër udhëtojmë vetëm për 3 pikë, barazimi nuk i duhet asgjë Llapit 

Nga: Kemajl Goca Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 17:56
Batatina paralajmëron kampionin: Ne nesër udhëtojmë vetëm për 3 pikë, barazimi nuk i duhet asgjë Llapit 

Llapi është edhe më i motivuar pas fitores në Skenderaj, me rezultat 1:0 kundër Drenicës, të cilët nesër (13.00) udhëtojnë për rezultat pozitiv në përballje me kampionin në fuqi, Dritën nga Gjilani, në kuadër të ndeshjes së mbetur të javës së parë të elitës së futbollit të Kosovës. 

Llapi ka pasur batica dhe zbatica gjatë vjeshtës, por duket se po rikthehet sikur në ditët më të mira.

Kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina, tha se do të jetë një ndeshje e vështirë kur kihet parasysh se ndeshen me kampionin në fuqi. 

Image

“E shoh një lojë të vështirë sepse luajmë kundër kampionit aktual Dritës, ku ka një skuadër të mirë. 

Ne nesër udhëtojmë vetëm për 3 pikë, barazimi nuk i duhet asgjë Llapit në këto momente dhe do të mundohemi të shfaqim lojë të mirë dhe t’i arkëtojmë tri pikë të plota”, thotë Batatina për gazetën kombëtare “Bota sot”. 

Image

Batatina beson në fuqinë e ekipit të tij.  

“Llapi ka fuqi për t’u rikthyer fuqishëm pasi kemi një super skuadër me super kushte dhe shumë cilësi brenda ekipit, ku tash veç kemi ardh tek loja jonë kolektive dhe do ta kanë të vështirë çdo kundërshtar kundër llapit të luaj sepse ne e njohim vetëm pjesën ofensive gjatë gjithë ndeshjes”, shpreh optimizmin Batatina.

Llapi është në pozitën e nëntë me 11 pikë, ka një ndeshje me pak, ndërsa Drita renditet në pozitën e dytë me gjithsej 30 pikë pas 15 jave të luajtura në Superligën e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat