Spalletti për Edon Zhegrovën: Bën gjëra që as vetë nuk di t’i shpjegojë

Futboll

Spalletti për Edon Zhegrovën: Bën gjëra që as vetë nuk di t’i shpjegojë

Nga: K.G. Më: 22 nëntor 2026 Në ora: 18:35
Futbollisti Edon Zhegrova asistoi në golin e tretë të Juventusit, në minutën e 65-të

Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, nuk i ka kursyer elozhet për reprezentuesin e Kosovës, Edon Zhegrovën.

Zhegrova asistoi në golin e tretë të Juventusit, në minutën e 65-të, kur pas një krosimi nga jashtw zona e 16-shit, futbollisti Juan Cabal me kokë e dërgoi topin në rrjetë.

“Zhegrova është një futbollist i jashtëzakonshëm, bën gjëra që as vetë nuk di t’i shpjegojë.

Ai shfaq momente gjenialiteti dhe zotëron një goditje 'vdekjeprurëse', të cilat bëjnë vërtet diferencën.

Kur duket se gjithçka është e mbyllur, ai shfaqet me një shpikje që nuk gjendet në asnjë skemë taktike.

Pastaj ka edhe momente kur humbet pozicionin dhe topa që na kushtojnë kundërsulme.

Arritja e vazhdimësisë në raportin me skuadrën bëhet thelbësore. Duhet të ketë vazhdimësi”, ka thënë Spalletti, transmeton “La Gazzetta dello Sport”.

Juventusi e fitoi takimin me rezultat 4:0 ndaj Venezias, në kuadër të javës së 12-të të Serie A.

Zhegrova ishte titullar dhe luajti në këtë takim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat