Ylli i Real Madrid drejt largimit

Futboll

Ylli i Real Madrid drejt largimit

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 16:39
Ylli i Real Madrid drejt largimit

Ditën e djeshme bordi drejtues i Real Madrid u mblodh dhe miratoi buxhetin e vitit 2021, i cili është rreth 600 milionë euro, 300 më pak se duhet të ishte.

Si pasojë pritet që presidenti Perez t’u kërkojë lojtarëve ulje të ndjeshme të pagës për të shmangur humbjet, që mund të çojnë në një kolaps të klubit.

Por kjo situatë mund të sjellë largimin e një prej më të mirëve. Kontrata e Sergio Ramos përfundon në fund të këtij sezoni dhe rinovimi është çështje e paprekur për momentin. Nga Spanja raportohet se Ramos dëshiron të largohet nga Real Madrid pas 14 vitesh në “Santiago Bernabeu”.

Ai është 34 vjeç dhe dëshiron të fitojë edhe një kontratë të fundit me shifra të larta. Real Madrid nuk mund t’ia ofrojë këtë, por PSG në Francë dhe klube nga Premier League janë gati të zbrazin arkat për yllin e Spanjës dhe Real Madrid..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat