White: Ne vjet kemi patur spektakle çdo fundjavë

Futboll

White: Ne vjet kemi patur spektakle çdo fundjavë

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 12:41
White: Ne vjet kemi patur spektakle çdo fundjavë

Presidenti i UFC-së, Dana White, u shpreh se edhe sporti i arteve marciale mikse së shpejti do të nisë të ndjejë pasojat e pandemisë Covid-19, që ka “pushtuar” botën.

Më së shumti këtë gjë do ta ndjejnë yjet e së ardhmes së këtij sporti, pasi programet e zhvillimit të tyre janë penguar apo ngadalësuar si pasojë e lëvizjes së kufizuar, mungesës së eventeve dhe stërvitjes së cunguar.

Edhe pse numri 1 i UFC-së ka bërë maksimumin që ky sport të vazhdojë dhe të mos ndalet, duke i spostuar mjaft evente në “fight island” në Abu Dhabi, sërish rregullat anti-Covid në mbarë botën kanë qenë një pengesë për sportistët.

Më së shumti këtë pengesë e kanë ndjerë të rinjtë, pasi eventet e tyre thuajse kanë munguar dhe UFC-së i është dashur të mbijetojë me personazhet e njohura.

“Këtë vit kemi shkuar mirë, por besoj se vitin tjetër do të nisim të ndjejmë pasojat e para të pandemisë. Shumë nga këto spektaklet apo eventet e vogla nuk kanë funksionuar dhe mjaft të rinj kanë qenë vendnumëro.

Ne vjet kemi patur spektakle çdo fundjavë, në të gjithë botën. Këto evente ndihmojnë të rinjtë të rriten, ndaj kjo mungesë duelesh do të ketë efektet e saj vitin tjetër”, tha Dana White.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat