Qatip Osmani duhet të gjejë zgjidhjen te Laçi

Futboll

Qatip Osmani duhet të gjejë zgjidhjen te Laçi

Më: 21 nëntor 2026 Në ora: 13:28
Skuadra e futbollit Laçi

Laçi po kalon një periudhë jo pozitive në kampionat, teksa kurbinasit kanë regjistruar vetëm një fitore në 7 ndeshjet e fundit, duke mbetur pa sukses në 6 prej tyre.

Një statistikë që tregon vështirësitë e skuadrës për të gjetur vazhdimësinë e rezultateve pozitive dhe për të dalë nga momenti i vështirë që po kalon.

Problemet janë të dukshme edhe në repartin ofensiv, ku Laçi shënon mesatarisht vetëm 0.91 gola për ndeshje në Superiore.

Kjo do të thotë se kurbinasit nuk arrijnë të shënojnë as një gol për sfidë, një tregues që evidenton vështirësitë në finalizim. Përballë Teutës, Laçi do të kërkojë të thyejë këtë ecuri negative dhe të rikthehet te rezultatet pozitive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat