Njihuni me agjentin e ri në futbollin e Kosovës që po gjurmon talentët, ai ka krijuar lidhje me menaxherë të njohur në Evropë

Futboll

Njihuni me agjentin e ri në futbollin e Kosovës që po gjurmon talentët, ai ka krijuar lidhje me menaxherë të njohur në Evropë

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 19:58
Labinot Bytyqi

Labinot Bytyqi është një agjent i ri në futboll ku është duke vëzhguar për së afërmi talentët e rinj dhe të shumtë që janë në Kosovë

Labinoti është marrë me futboll që nga fëmijëria, por nuk ka arritur që të bëhet lojtar profesionist, derisa tani dëshiron që t’iu ndihmojë talentëve që të kenë një karrierë të suksesshme.

32 vjeçari nga Suhareka ka një histori interesante, ku fillimisht ka kryer punën e fotoreporterit, ndërkaq tani ai është ngritur në tribuna për të vëzhguar talentë të rinj.

Bytyqi në një rrëfim ka treguar se si vendosi që të bëhej një agjent i futbollit dhe për ambiciet e tij.

Image
Labinot Bytyqi

“Unë jam rritur me futboll. Dashuria për futbollin është shumë e madhe. Unë kam luajtur në të kaluarën, por nuk kam qenë futbollist profesionist. Fushës nuk iu kam larguar dhe kam vazhduar si fotoreporter, ndërkaq tani jam ngritur në tribuna për të vëzhguar talentë të rinj,” nis rrëfimin Bytyqi.

Licensën për agjent të futbollit ai e ka marr në qershor të këtij viti në Federatën e Futbollit të Kosovës, derisa Bytyqi tregon se ka lidhje të mirë në shtetet si Kroacia, Zvicra dhe Shqipëria.

“Unë jam i ri në këtë profesion dhe jam duke krijuar kontakte të shumta me futbollistë, trajnerë dhe agjentë të ndryshëm. Unë kam kontakte të mira në Shqipëri, Zvicër, Gjermani dhe Kroaci.

Ambiciet e Bytyqit janë që të bëhet një ndikues në suksesin e futbollistëve që do t’i menaxhojë në të ardhmen.

“Ambiciet e mia janë që të mbërri kulmin e këtij rrugëtimi. Unë do të punoj fortë dhe dua të jem ndikues në suksesin e futbollistëve.

Bytyqi tutje tregon se objektivi i tij tani për tani janë lojtarët e rinj, ndërsa pas disa viteve synon që të ketë nën menaxhim edhe futbollistë seniorë.

“Unë jam në fillim të karrierës dhe primare i kam kategoritë U-13, U-15, pastaj U-19 dhe pas disa viteve pse jo edhe të ekipeve seniore.

Labinoti ka një përparsi për dallim prej agjentëve tjerë ku përveç se është vazhdimisht në shkallët e stadiumeve, ai u bën video të gjitha ndeshjeve dhe më pas analizon gjithçka në detaje.

“Një përparsi e vogël e imja është se përveç që i shikoj ndeshjet nga stadiumi, ato edhe i analizoj më pas. Kjo pasi unë çdo ndeshje që jam prezent kam një kamerë me vete për ta incizuar tërë lojën. Videot më pas i postoj edhe në Youtube dhe Fan Page në Facebook për t’i promovuar dhe motivuar lojtarët.

Për fund agjenti më i ri në futbollin tha se e ka përkrahjen nga familja dhe shoqëria në sfidën e re të tij.

“Unë kam pasur jashtëzakonisht shumë përkrahje nga familja ime dhe shoqëria, sidmos nga njohësit e futbollit. I falenderoj përzemërsisht dhe u jam mirënjohës për gjithë jetën. Pikërisht këta janë që më kanë motivuar që të vazhdoj tutje,” përfundoi rrëfimin Bytyqi.

Bytyqi edhe pse i ri në këtë lëmi ka disa futbollistë të rinj nën menaxhim, por emrat e tyre nuk i bën të ditur dhe shpreson që në të ardhmen do të mund t’iu ndihmojë atyre që të dalin dhe të zhvillojnë karrierë në Evropë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat