Milani nuk njeh rival, fiton edhe në Genoa

Futboll

Milani nuk njeh rival, fiton edhe në Genoa

Nga: K.Goca Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 22:38
Milani nuk njeh rival, fiton edhe në Genoa

Milani vazhdon serinë fantastike në Serie A, dhjetë ndeshje, 8 fitore dhe 2 barazime. 

AC Milani nuk njeh rival, triumfon në stadiumin “Stadio Luigi Ferraris” në Genoa, me rezultat 2:1 kundër Sampdorisë, në takimin e javës së dhjetë në Serie A. 

“Rossonerët” të fortë edhe pa sulmuesin më të mirë, veteranin Zlatan Ibrahimoviç. 

Image

Në minutën e 45-të, Kessie shënon nga penalltia për 0:1, ndërsa  Castillejo dyfishon epërsinë (0:2) në minutën e 77-të pas asistimit perfekt të kroatit Rebiç. 

Futbollisti Ekdal ngushton humbjen (1:2) në minutën e 82-të, pas një reagimi të dobët të portierit të Mianit, Donnarumma. 

Milani udhëheq renditjen me 26 pikë, duke lënë pas Interin 21, Napolin 20, Juventusin 20, Sassuolon 19, Romën 18, Lazion 17 pikë, ndërsa Sampdoria zë pozitën e 12-të me 11 pikë të mbledhura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat