Edi Reja reagon pas shortit për Botërorin 2022

Futboll

Edi Reja reagon pas shortit për Botërorin 2022

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 19:30
Edi Reja

Shqipëria ka mësuar ditën e sotme kundërshtarët për eliminatoret e “Katar 2022”, teksa ndodhemi në grupin I, me skuadrën e Anglisë, Polonisë, Hungarisë, Andorrës dhe San Marino.

Për shortin ka folur edhe trajneri i Kombëtares, Edi Reja i cili u shpreh:

Grupi– Ky është grupi më i keq që mund të na binte. Ai i Kroacisë ishte më i përshtatshëm, ndërsa ai i Danimarkës do të ishte ideali. Është në grup i vështirë, thuajse i pamundur, por ne nuk dorëzohemi. Do luajmë mundësitë tona. Me Hungarinë është e pamundur që të zhvillojmë miqësore dhe do gjejmë një zgjidhje tjetër për qershorin. Në Ligën e Kombeve kemi bërë mirë, por duhet të përmirësohemi. Për Anglinë nuk ia vlen të flasim se e njohim. Ne do luajmë mundësitë me Poloninë dhe Hungarinë. Shpresoj që të tregojmë rritje në ndeshjet tona. Por shpresoj shumë që kur të fillojmë këto ndeshje, pandemia mund të jetë larguar dhe ne të kemi tifozët tanë, pasi mund të na japin një ndihmë të madhe.

Objektivi– Ne nuk është se nuk do provojmë shanset tona. Ne do tentojmë gjithçka, por është e vështirë. Nëse do renditemi të tretët, do tregojë se ne kemi rritje. Këto janë ndeshje me rivalë që do na falin eksperiencë. Nëse nuk arrijmë Botërorin, në do bëjmë gjithçka të kemi një skuadër gati për Europianin e 2024. Sot votova si lojtarin më të mirë Levandovskin, uroj të mos jetë shumë në formë përball nesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat