Wenger këshillon PSG-në mos të transferojë Leo Messin

Futboll

Wenger këshillon PSG-në mos të transferojë Leo Messin

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 17:11
Wenger këshillon PSG-në mos të transferojë Leo Messin

Ish trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger ka paralajmëruar PSG-në të mos e transferojë yllin e Barcelonës, Lionel Messi.

Argjentinasi thuhet se nuk është i lumtur të klubi blaugranas dhe në verë do largohet, ndërsa destinacioni më i fundit shihet "Parku i Princave".

Por, Wenger ka paralajmëruar "Parisienët" të mos e transferojnë Messin sepse Neymar dhe Mbappe janë aty.

"Ata që do të zëvendësojnë Cristiano Ronaldon dhe Messin janë të PSG-ja".

"Është pyetje e bilancit të klubit, teknikë dhe financa".

"A mund ta mbash klubin të balancuar kur transferon lojtar si Messi? Nuk jam i sigurt", tha ai.

Skuadër tjetër për gjashtë herë Fituesin e Topit të Artë thuhet se është Manchester City.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat