Wolverhampton Wanderers mund ta humbas transferimin e brazilianit, Hulk Parabia, si pasojë e dokumentacionit dhe legjislacionit të ri të BREXIT.
Wolves dëshiron brazilianin si përforcim në sulm pas lëndimit që pësoi Raul Jimenez në ndeshjen ndaj Arsenalit.
Hulk bëhet lojtar i lirë në janar 2021, dhe thuhet se disa klube janë ne garë për shërbimet e tij.
Por sipas “The Athletic”, Hulk nuk mund të transferohet në Angli pasi nuk ka leje pune, që tani me rregullat e reja të Brexit-it që hyjnë në fuçi në janar, kjo është e domosdoshme.
Braziliani ka opsione nga Evropa, por edhe ofertat nga MLS në Amerikë nuk përjashtohen.
Por, sipas gazetës thuhet se nëse dështon ky opsion, atëherë Wolves do të mundohet ti sigurojë shërbimet e sulmuesit kolumbian, Solomon Rondon, i cili ka eskperiencë në Premierligë.