I jepet lamtumira e fundit ish selektorit të Shqipërisë

Futboll

I jepet lamtumira e fundit ish selektorit të Shqipërisë

Nga: K.Goca Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 17:18
I jepet lamtumira e fundit ish selektorit të Shqipërisë

Ish-selektori kroat dhe i Shqipërisë, Otto Bariç, u varros sot në varrezat e Mirogoj të Zagrebit.

Në ceremoninë mortore morën pjesë familja dhe miqtë e ngushtë. 

Në lamtumirën e fundit të trajnerit të futbollit, u panë Zorislav Srebriç, Mirko Barishiç, Vlatka Peras, Milan Bandiq, Ilija Lonçareviç. 

Otto Bariç vdiq të dielën në moshën 88 – vjeçare, nuk i përballoi Covid 19. 

“Për shkak të masave epidemiologjike, varrimi u bë midis miqve të ngushtë dhe familjes, dhe midis të pranishmëve ishte edhe kryetari i Bashkisë së Zagrebit Milan Bandiq, përfaqësuesit e Dinamos Vlatka Peras dhe Mirko Barishiq, Ilija Lonçareviç dhe Zorislav Srebriç”, shkruan portali kroat “Sllobodna Dalmcia”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat