Djali 11-vjeçar bëhet i Manchester Utd

Futboll

Djali 11-vjeçar bëhet i Manchester Utd

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 13:53
Djali 11-vjeçar bëhet i Manchester Utd

Nga Chiesa dhe Schmeichel te Thuram, Simeone dhe Gullit, duke kaluar përmes Kluivert dhe Maldini.

Ka shumë fëmijë të baballarëve të njohur në futboll, që po përpiqen të hyjnë në botën e këtij sporti. “Prurja e fundit” është Kai Rooney, djali i madh i ish-flamurit të Manchester United, Wayne, i cili nënshkroi kontratën e tij të parë me “Djajtë e Kuq” në moshën 11 vjeç.

Tifozët ëndërrojnë që vogëlushi Rooney do të jetë në gjendje të ndjekë hapat e babait të tij në “Old Trafford”, i cili fitoi 16 trofe me Manchester United, duke u bërë gjithashtu golashënuesi më i mirë në historinë e klubit.

Ndërsa Wayne, 35 vjeç, po lëviz drejt fundit të karrierës së tij si futbollist dhe trajner i Derby County, djali i tij, Kai, është gati të bëjë tifozët e tij të rinj të ëndërrojnë.

Kënaqësi e madhe për babanë, Wayne, i cili, në mediat sociale donte ta ndante këtë moment lumturie me shumë fotografi, bashkë me Kai, gruan e tij dhe fanellën me numrin 10 të “Djajve të Kuq”:

“Një ditë krenarie. Kai nënshkruan për Manchester United. Vazhdo të punosh shumë, bir”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat