Zinedine Zidane e konfirmon të ardhmen

Futboll

Zinedine Zidane e konfirmon të ardhmen

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 08:50
Zinedine Zidane

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka thënë se është i kënaqur me kontratën që e ka me klubin, e cila i mbaron pas dy vjetëve, dhe se nuk kërkon më shumë.

Trajneri francez u pyet për të ardhmen para ndeshjes së Real Madridit kundër Eibarit të dielën dhe përgjigja e tij ishte se ndihet i lumtur dhe me fat në Santiago Bernabeu.

Zidane ia doli ta nxjerrë skuadrën nga kriza duke i arritur katër fitore radhazi të cilat bëjnë që Reali të jetë në garë për titull në La Liga dhe në mesin e 16 skuadrave në Ligën e Kampionëve.

“Nuk kam asgjë në mendje, e kam një kontratë deri në vitin 2022 dhe nuk do të kërkojë asgjë”, tha Zidane kur u pyet për të ardhmen.

“Jam me fat që jam në klubin më të mirë në botë. Shpresoj se lojtarët do të qëndrojnë”, shtoi ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat