Solskjaer: Jemi të përgatitur për Leeds

Futboll

Solskjaer: Jemi të përgatitur për Leeds

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 09:04
Ole Gunnar Solskjaer

Menaxheri i Manchester Untied, Ole Gunnar Solskjaer, ka folur në konferencën për shtyp të mbajtur para ndeshjes ndaj Leeds United në kuadër të xhiros se 13-të të Premierligës.

Norvegjezi pret një ndeshje të vështirë dhe fizike, por është i bindur se skuadra e tij posedon kualitetet e duhura për të fituar ndeshjen.

“E dimë që do të jetë një ndeshje ku kërkohet të vrapohet shumë, pasi që Leeds është skuadër që vrapon dhe janë në formë të mirë”, tha ai.

“Kur luani ndaj tyre ju duhet të shfrytëzoni momentet e ndeshjes dhe ti ndëshkoni ata, në mënyrë që të nxjerrni rezultat pozitiv, e di, do të jetë e vështirë por do ja dalim”, tha 47 vjeçari.

“Është shumë herët të flitet për pozitën tonë edhe ku do të përfundojmë, besoj se diku kah muaji mars do të mund të perceptojmë se ku mund të përfundojmë në fund të sezonit”, përfundoi Ole Gunnar Solskjaer.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat