​Carabao Cup rikthehet me dy ndeshje interesante

Futboll

​Carabao Cup rikthehet me dy ndeshje interesante

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 12:24
​Carabao Cup

Kupa “EFL” e njohur ndryshe edhe si “Carabao Cup”, rikthehet sot me dy ndeshje interesante në kuadër të programit për ditën e martë.

Ndeshja hapëse e kësaj gare do t’i takojë Brentford dhe Newcastle, e cila do të zhvillohet me fillim nga ora 18:30.

Menjëherë pas kësaj përballje do të zhvillohet ndeshja mes dy gjigantëve anglez, Arsenal dhe Manchester City. Të dy skuadrat nuk janë duke kaluar nëpër një formë të mirë, ku në këtë edicion pas gjashtë xhirove në të gjitha garat, skuadra e Pep Guardiolas ka regjistruar tre fitore dhe tre barazime, kurse tekniku i Arsenalit Mikel Arteta, pas gjashtë përballjeve ka dy fitore, një barazim dhe tre humbje.

Programin e plotë të ndeshjeve në kuadër të Carabao Cup e gjeni të bashkangjitur më poshtë.

18:30 Brentford – Newcastle (Stadiumi Brentford Community)

21:00 Arsenal – Manchester City (Stadiumi Emirates)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat