​Nuk ka kontratë të re për mesfushorin e Bayern Munich

Futboll

​Nuk ka kontratë të re për mesfushorin e Bayern Munich

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 14:27
Angelo Stiller

Mesfushori i Bayern Munich Angelo Stiller, si duket do të largohet nga klubi verën e ardhshme, raporton “Bild”.

Kontrata aktuale e 19-vjeçarit skadon në qershor 2021, dhe nuk do t’i ofrohet një shans tjetër për të qëndruar më gjatë në “Allianz Arena”, përcjell KosovaPress.

Stiller nuk është më në planet e teknikut Flick, dhe pas transferimeve të reja të Marc Roca dhe Tiago Dantas, Bayern do të shikojë të lirojë vend në skuadër me largimin e Stiller. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat