Ibrahimovic: E ardhmja nuk varet nga unë

Futboll

Ibrahimovic: E ardhmja nuk varet nga unë

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 16:28
Zlatan Ibrahimoviç

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic ka folur për të ardhmen  e tij.

Zlatan Ibrahimovic është jashtë fushave nga lëndimi që pësoi fundin e muajit të kaluar, ai mendohej se do të kthehej më shpejt dhe në fakt filloi të stërvitej, por në stërvitje u pa qe suedezi ka ende probleme me dhimbje muskulore.

Pas disa jave mungesë, ai foli për “Corriere della Sera” ku tregoi për gjendjen e tanishme dhe të ardhmen e tij.

“Jam gjithmonë ai tip që bëj aventura dhe kam bërë xhiron e botës. Në kampin stërvitor jemi të gjithë njësoj, të gjithë të barabartë”, tha Ibra.

“Duhet të fitojmë diçka në vitin 2021, duhet të jemi të uritur në çdo moment. Çfarë kemi bërë deri sot, nuk ka rëndësi, tani duhet ta demonstrojmë prap kush jemi”, tha 39 vjeçari.

“Më pyesin shumë për të ardhmen edhe BBC më pyeti herën e fundit. Do të vazhdoj të mbaj formën e mirë fizike.

“Këtu ndihem si në shtëpi, jam mirë. Ka netë të mira dhe funksionon gjithçka mirë. Nuk e di a do jem këtu, jetës nuk i dihet duhet të lëvizësh përpara”, përfundoi Zlatan Ibrahimovic.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat