Ronaldo publikon foton e ëmbël dhe uron Krishtlindjet

Futboll

Ronaldo publikon foton e ëmbël dhe uron Krishtlindjet

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 00:50
Cristiano Ronaldo me fëmijët dhe të dashurën, Georgina Rodriguez

Besimtarët e katolikë festojnë sonte Krishtlindjet.

Të shumta kanë qenë urimet, mes tyre edhe ylli portugez Cristiano Ronaldo.

Sulmuesi i Juventusit ka zgjedhur llogarinë e tij në Twitter e Instagram për të postuar një fotografi me fëmijët dhe të dashurën, Georgina Rodriguez, teksa uron të gjithë fansat me rastin e festave të Krishtlindjeve.

34-vjeçari ka zgjedhur të relaksohet në Dubai, pasi raportohet se atje po i kalon festat e fund vitit.

"Ju urojmë të gjithëve Gëzuar Krishtlindjet. Shumë dashuri, shëndet e lumturi", shkruan Ronaldo në postimin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat