Dy opsionet e mundshme për Papu Gomez

Futboll

Dy opsionet e mundshme për Papu Gomez

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 16:46
Papu Gomez

Alejandro Gomez dhe Atalanta duket se janë gjithnjë më larg njëri-tjetrit.

Nuk është sekret që kapiteni i Atalantas, Papu Gomez, ka probleme me trajnerin, Gian Piero Gasperini.

Këtë e kishte bërë të ditur vet argjentinasi përmes llogarisë në rrjetin social, Instagram, por edhe trajneri Gasperini kishte aluduar se ka probleme me kapitenin e skuadrës, por asnjëherë nuk është treguar arsyeja e vërtetë e problemit.

Tani sipas ‘Calciomercato.com’, Gomez ka vetëm dy alternativa, të qëndrojë dhe të luftojë apo të largohet nga klubi ku Inter shihet si favorit për nënshkrimin e tij.

Edhe pse Gasperini i shikon futbollstët Frauler dhe de Roon dhe Toloi si zëvendësues të kapitenit të tanishtëm, thuhet se 32 vjeçari ende mund të bëjë një rikthim në skuadër pasi që edhe pas gjithë këtyre ndodhive, ai është favoriti i tifozëve të Atalantas.

Gomez në një intervistë për ‘SkySport’ kishte bërë të ditur se nuk do të sforcojë një largim të mundshëm, por ai dëshiron që të luajë dhe të jetë protagonist në skuadër. Inter thuhet se është skuadra më e interesuar për kapitenin, ku dihet se Giuseppe Marotta ka marrëdhënie të shkëlqyera me klubin nga Bergamo. Një gjë dihet, nëse Gomez largohet, atëherë ai nuk do të largohet gratis, çmimi i tij parashikohet të jetë 8-10 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat