Zlatan Ibrahimovic ofendon rëndë besimtarët besimtarët e krishterë

Futboll

Zlatan Ibrahimovic ofendon rëndë besimtarët besimtarët e krishterë

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 18:35
Zlatan Ibrahimovic

Ylli I Milanit, Zlatan Ibrahimovic, është përsëri në qendër të vëmendjes, por këtë jo për arsye të mira.

39 vjeçari suedez me prejardhje nga Bosnia, ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Twitter, ku shihet një provokim i hapur për besimtarët e fesë së krishterë.


Në ditë e krishtlindjeve, Ibrahimovic ka “uruar” festën me një fotografi ku shihet gishti i mesëm duke dal nga mënga e babagjyshit të vitit të ri.

Aty ai ka shkruar “Urime Krishtlindjet” duke zëvendësuar shkronjat s me Z, që simbolizon emrin e tij.

Një veprim i tillë nuk është pritur aspak mirë nga fansat e tij, të cilët kanë reaguar duke thënë se një postim i tillë ishte tejet arrogant dhe fyes për besimtarët krishterë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat