Ja kur iu bashkua Afrim Tovërlani gjeneratës së kapitenit Fadil Vokrri, që dridhte një ish Jugosllavi!

Futboll

Ja kur iu bashkua Afrim Tovërlani gjeneratës së kapitenit Fadil Vokrri, që dridhte një ish Jugosllavi!

Nga: Kemajl Goca Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 20:32
Ja kur iu bashkua Afrim Tovërlani gjeneratës së kapitenit Fadil Vokrri, që dridhte një ish Jugosllavi!

Gjeneratat e reja pak dijnë për Afrim Tovërlanin!  

Një pionier i Prishtinës dhe nëse dikush e meriton të quhet besniku i kryeqytetit respektivisht i klubit të futbollit Prishtina, ai është Afrim Tovërlani! 

Pikërisht me 20 dhjetor të vitit 1984, kryesia e KF Prishtinës kishte marrë vendim, që futbollisti Tovërlani, si 17-vjeçar të përfshihet në ekipin e parë, në mesin e yjeve, si kapiteni Fadil Vokrri, Fadil Muriqi, Kujtim Shala, Sahit Kelmendi, Skënder Shengyli, Mensur Nexhipi etj. 

Image

Tovërlani i treti ulur, në të djathtë

Me 22 dhjetor në rubrikën e sportit “Rilindja”, jepet lajmi se, Ajet Shosholli emërohet kryetrajner i ri dhe Afrim Tovërlani, junior i Prishtinës dhe anëtar i reprezentacionit shtetëror, transferohet në taborin e lojtarëve të skuadrës së parë, si bursist i klubit.

Tovërlani i bashkohet Prishtinës në kohën kur me ekip dridhnin një ish Jugosllavi.

Dhe që nga atëherë ka një titull kampioni me pionierët e Prishtinës në rangun e ish Jugosllavisë në vitin 1983.  
Nga 1991 me pavarësimin e futbollit të Kosovës, ka 5 tituj dhe dy Kupa e 2 Superkupa deri në vitin 2003 si futbollist kur e ka përfunduar karrierën.

Pastaj tre tituj e një Kupë dhe dy Superkupa si trajner i Prishtinës,  pa numëruar titujt me kadetët dhe juniorët e Prishtinës. Nga 7 tituj të Prishtinës pas luftës 3 i ka fituar Toki, të katërtin nuk e lan njerëzit e vet brenda klubit. Shkurt e shqip, “Toki” u lind për futboll e për tituj dhe trofe tjerë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat