Derbi i madh londinez zhvillohet të shtunën

Futboll

Derbi i madh londinez zhvillohet të shtunën

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 22:17
Derbi i madh londinez zhvillohet të shtunën

Java e 15-të në Premierligën angleze vazhdon këtë fundjavë me ndeshje interesante në program.

Një nga ndeshjet kryesore do të jetë ajo që zhvillohet në “Emirates Stadium”, aty ku takohen dy rivalët londinez Arsenali dhe Chelsea.

“Topçinjtë” janë duke kaluar një nga edicionet më të vështira në histori të klubit.

Pas 15-të xhirove renditen në vendin e 15-të me 14 pikë, kurse Chelsea është e pesta me 25 të tilla.

Përkundër formës së dobët në këtë edicion, futbollistët e drejtuar nga Mikel Arteta kërkojnë tri pikë naj “Bluve” në shtëpi.

Të njëjtin synim e kanë edhe lojtarët e Chelseas të cilët më një fitore kapin vendin e dytë në elitën e futbollit anglez.

Ballafaqimi mes Arsenalit dhe Chelseas zhvillohet nga ora 18:30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat