​Pochettino si duket është fans i flaktë i PSG

Futboll

​Pochettino si duket është fans i flaktë i PSG

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 22:49
Mauricio Pochettino

Siç është bërë e ditur, Paris Saint-Germain ka shkarkuar teknikun Thomas Tuchel nga detyra e trajnerit, dhe zëvendësimi i tij pritet të jetë Mauricio Pochettino, raporton “BILD”.

Pochettino ka qenë nën “radarin” e skuadrave si Arsenal, Manchester United e Real Madrid, por si duket një marrëveshje për tu bërë trajneri i ardhshëm i PSG, është në përfundim e sipër, dhe pritet që parisienët të dalin me një komunikatë zyrtare për emërimin e tij në krye të skuadrës.

Në vitin 2016, Pochettino kishte folur në një deklaratë për mediat, ku edhe e kishte cekur dëshirën e tij për ta drejtuar një ditë skuadrën e PSG.

“Një ditë dua të jem trajner i PSG. Është pjesë e ëndrrave të mija që i kam. Është një skuadër që e përcjell shumë. Mundohem t’i përcjell të gjitha ndeshjet e tyre, veçanërisht në Ligën e Kampionëve”, ishte shprehur Pochettino.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat