Aurier del hapur dhe bën deklaratën befasuese: Nuk e kam problem ta pranoj se…

Futboll

Aurier del hapur dhe bën deklaratën befasuese: Nuk e kam problem ta pranoj se…

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 06:25
Serge Aurier

Tre vite te PSG, nga 2014-ta në 2017-ën, më pas transferimi te Tottenham me të cilin ka një kontratë deri në vitin 2022.

Megjithatë, Serge Aurier nuk ka frikë ta pranojë se një ditë do t’i pëlqente të kthehej në atë që ai e konsideron klubin e zemrës, kur është rritur dhe ka qenë mirë.

“PSG është klubi im i preferuar dhe nuk dua që disa gazetarë të më thonë ‘jo, nuk të lejohet të thuash se Parisi është klubi i zemrës!’. Është e drejta ime. E mendoj dhe kaq”, ka thënë ylli i Spurs për Canal Plus.

“PSG është klubi që më ka pëlqyer më shumë. Jam bërë një burrë dhe një profesionist i vërtetë, jam dalluar për cilësitë e mia. E kam dashuruar Parisin që i vogël. Sot jam mirë te Tottenham, por nëse do të paraqitej rasti, pse jo”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat