Çfarë po ndodhë me Timo Werner?

Futboll

Çfarë po ndodhë me Timo Werner?

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 22:22
Timo Werner

Sulmuesi i Chelsea, Timo Werner, nuk është duke përjetuar formë të mirë që nga transferimi në Angli, pavarësisht se e nisi mirë aventurën atje.

Timo Werner si duket po përjeton një ‘thatësi’ golash, gjermani nuk di të shënoi në 10 ndeshjet e fundit.

Gjermani u zëvendësua në fund të pjesës së parë në ndeshjen ndaj Arsenal në kuadër të xhiros së 15-të të Premierligës, ndeshje të cilën Chelsea e humbi me rezultatin 3 – 1.

Por, edhe statistikat nuk janë në favor të tij, sidomos pas rasteve të pastra që humbi 24 vjeçari.

Aktualisht, ai ka pasur 20 goditje total, 8 shanse të pastërta dhe 0 gola në 10 ndeshjet e fundit.

Këto janë rastet e Werner të cilat nuk ka mundur të shënojë deri më tani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat