Gattuso e do në maksimum për Superkupën

Futboll

Gattuso e do në maksimum për Superkupën

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 14:32
Gattuso e do në maksimum për Superkupën

Napoli e mbylli 2020-ën duke marrë vetëm një pikë në tre ndeshjet e fundit, kjo për shkak edhe të mungesave të shumta në repartin e sulmit, ku ndikoi më shumë ajo e nigerianit Victor Osimhen.

I dëmtuar në shpatull në nëntor në një ndeshje me përfaqësuesen e tij, sulmuesi që përfaqëson edhe blerjen më të shtrenjtë në historinë e Napolit, prej kohësh po kurohet në Belgjikë.

Mediat pranë klubit napolitan raportojnë se Osimhen pritet të rikthehet në Napoli në fillim të javës dhe menjëherë do t’u nënshtrohet ekzaminimeve me mjekët e klubit, për të parë si ka ecur rikuperimi.

Gjasat janë që sulmuesi të jetë në dispozicion të trajnerit Gattuso që për ndeshjen me Spezian më 6 janar, megjithatë tekniku i Napolit synon ta përfshijë gradualisht, për ta pasur në formën më të mirë për ndeshjen e Superkupës ndaj Juventusit, më 20 janar në stadiumin “Mapei” në Reggio-Emilia.

Që prej transferimit te Napoli në fillim të sezonit, Osimhen ka luajtur 8 ndeshje me fanellën e kaltër, dy prej të cilave në Europa League dhe 6 në kampionat, ku ka shënuar edhe dy gola, por është shndërruar në një pikë referimi për repartin e avancuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat