Mourinho: Ndaj Wolvesit na mungoi ambicia për fitore

Futboll

Mourinho: Ndaj Wolvesit na mungoi ambicia për fitore

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 13:49
Mourinho

Tottenham Hotspur luajti baras 1-1 me Wolves. Trajneri Jose Mourinho nuk e fshehu zhgënjimin në fund të sfidës për një fitore që i shpëtoi nga duart sërish.

“Një pikë ndaj Wolves normalisht nuk do të ishte e keqe, pasi ata janë një ekip i fortë. Por të shënosh gol në minutën e parë dhe të kesh 89 minuta të tjera kohë për të mbyllur ndeshjen dhe të mos e bësh, atëherë zemërohesh. Ekziston ndjenja e zhgënjimit.

Tani kemi një mundësi tjetër ndaj Fulhamit, që është një skuadër që po luan mirë. Do të jetë një sfidë e vështirë. Kemi luajtur kohët e fundit me ekipe të mëdha, tani nuk do e kemi të thjeshtë ndaj Fulham dhe Leeds. E njoh mirë skuadrën time, askush nuk e njeh më mirë se unë.

Ndaj Wolves na mungoi ambicia për të bërë diçka më shumë”, ka thënë Mourinho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat