Messi në PSG? Vjen reagimi nga Koeman

Futboll

Messi në PSG? Vjen reagimi nga Koeman

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 15:50
Ronald Koeman

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, ka folur në konferencën për shtypin para ndeshjes ndaj Eibar në kuadër të xhiros së 16-të të La Ligas.

Duke folur për gazetarët, trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, u pyet per yllin e skuadrës, Lionel Messi.

Holandezi konfirmoi se Messi nuk do paraqitet nesër shkaku i lëndimit, ai gjithashtu u ndal të komentojë deklaratat e 33 vjeqarit që bëri për “LaSexta”, ku tregoi për shumë gjëra që kanë ndodhur kohët e fundit.

“Ka një problem me kyçin e këmbës, kjo është arsyeja pse do mungojë nesër”, tha ai.

“Kështu që i kemi dhënë një pushim, do të jetë gati në ditët e ardhshme. Të mos e kemi atë në fushë sigurisht është një problem sepse ai është një lojtar tejet kualitativ, por nuk është sistemi, është pjesë e sistemit. Kemi lojtarë të mirë që mund të zëvendësojnë atë në rast nevoje”, tha 57 vjeçari.

“Mendoj që ka bërë mirë që ka sqaruar gjërat përmes intervistës, në rastin e tij ka qenë i drejtë, sepse ka thënë se do vendosë në fund të sezonit për të ardhmen. Kjo na bën që ne të fokusohemi në çdo ndeshje”, shtoi ai.

“Vlersoj falët e tij për mua dhe e falenderoj. Kërkoj të përmirësoj skuadrën në çdo mënyrë, ai mbetet elementi kyç në ekip”, tha Koeman.

“Messi tek PSG me Pochettinon? Nuk mendoj se do vendosë të ardhmen e tij bazuar në një trajner apo në nacionalitetin e tij, këto janë gjëra që vendosen bashkë me familje”, përfundoi Ronald Koeman.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat