Messi: Ajo çfarë ndodhi me Suarezin është çmenduri

Futboll

Messi: Ajo çfarë ndodhi me Suarezin është çmenduri

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 16:51
Messi dhe Suarez

Në intervistën e fundit të Lionel Messit për “La Sexta”, tregojë rreth miqësisë së krijuar midis tij dhe Luis Suarezit.

Largimi i Suarezit dukej se kjo do të ndikonte në të ardhmen e kapitenit, por ai u shpreh haptas kundër bordit të Barcelonës, pasi që edhe ai dëshironte të largohej.

Suarez u transferua i lirë te Atletico Madrid në verën që lamë pas, por që një gjë e tillë nuk ndodhi edhe me Messin.

“Nuk më pëlqente mënyra se si ai u largua. Nuk mendoja se ai e meritonte të largohej ashtu. Ai shkoi falas në një ekip që po lufton për të njëjtat gjëra si ne”, tha Messi.

“E kisha menduar edhe unë të largohem para Luis Suarezit, por kjo ishte e çmendur.”

Përveç Suarez, Neymar ishte gjithashtu një mik i ngushtë i Messit, të cilët së bashku kanë edhe një grup në rrjetin social “WhatsApp”.

“Ne flasim herë pas here”, e pranoi Messi.

“Kohët e fundit, unë dhe Neymar kemi folur për përballjen me njëri-tjetrin në Ligën e Kampionëve.”

“Nuk më pëlqente shorti, sepse duhet të përballemi me një ekip të fortë dhe as Neymar, sepse jo edhe pse tani nuk jemi në të mirën tonë, ne mund të përmirësohemi.

“Unë flas me Luis pothuajse çdo ditë, dhe midis të treve, kemi një marrëdhënie shumë të mirë.”

Messi që nga muaji janar do të jetë i lirë të bisedojë me klube tjera, pasi që kontrata e tij skadon në qershorin e ardhshëm, por siç duket argjentinasi është duke pritur zgjedhjet presidenciale të klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat