​Everton kërkon shpjegim për shtyrjen e ndeshjes me City

Futboll

​Everton kërkon shpjegim për shtyrjen e ndeshjes me City

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 23:25
Everton

Menaxhmenti i Everton është deklaruar me rastin e shtyrjes së ndeshjes së raundit të 16-të të Premier Ligës me Manchester City.

Premier Liga sot mori vendimin për shtyrjen e ndeshjes për shkak të rasteve me koronavirus në kampin e City.

Në "Goodison" shprehin keqardhje për shtyrjen e ndeshjes, por gjithashtu thonë se do të kërkojnë një shpjegim të situatës.

"Everton shpreh keqardhje për shtyrjen e ndeshjes me Manchester City, jo vetëm për shkak të 2,000 tifozëve që do të vinin, por për shkak të të gjithëve në Merseyside dhe në të gjithë botën. Lojtarët tanë ishin të gatshëm për ndeshjen, si dhe stafi i ekipit dhe të gjithë në Goodison. Ndeshja është data më e rëndësishme në kalendarin tonë. Ne do të kërkojmë zbulimin e plotë të të gjitha informacioneve që City i dha Premier Ligës, në mënyrë që klubi të jetë i qartë pse u mor ky vendim", thuhet në deklaratë.

Everton ishte në pozitën e dytë me 29 pikë para këtij dueli. Në ndërkohë, ata u tejkaluan nga Leicester, i cili fitoi një pikë si mysafir kundër Crystal Palace (1:1) dhe për shkak të gol-diferencës më të mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat