La Liga spanjolle – Programi i ditës së enjte

Futboll

La Liga spanjolle – Programi i ditës së enjte

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 11:32
Foto ilustrim

La Liga spanjolle rikthehet sot me dy ndeshje interesante në kuadër të programit për ditën e enjte.

Athletic Bilbao pret në shtëpi skuadrën e Real Sociedadit, kurse Alaves është mysafir i Osasunas, përcjell KosovaPress.

Pas 15 xhirosh, Athletic Bilbao ka arritur të regjistrojë pesë fitore, tre barazime dhe shtatë humbje, kështu duke u pozicionuar në pozitën e 11 me 18 pikë.

Në anën tjetër, Real Sociedad pas 16 xhirosh e gjejnë vetën në pozitën e tretë, me shtatë fitore, pesë barazime dhe katër humbje, duke arkëtuar gjithsej 26 pikë.

Programin e plotë të ndeshjeve në kuadër të La Ligas e gjeni të bashkangjitur më poshtë.

14:00 Athletic Bilbao (11) – Real Sociedad (3) (Stadiumi San Mames)

16:15 Osasuna (19) – Alaves (13) (Stadiumi El Sadar)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat