Klopp: Nuk ka vend për alarm

Futboll

Klopp: Nuk ka vend për alarm

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 11:48
Klopp: Nuk ka vend për alarm

Dy barazime radhazi për Liverpool në Premier League me dy skuadra që ndodhen në gjysmën e dytë të tabelës së renditjes nuk e shqetësojnë shumë trajnerin Jurgen Klopp.

Pavarësisht se në këto 2 takime skuadra e “reds” ka lënë 4 pikë, ajo është ende në krye të renditjes.

Pikërisht ky fakt ngroh trajnerin gjerman, që thotë: “Jemi ende të parët, ndaj nuk alarmohem.

Barazuam dy sfidat e fundit, por jemi ende në krye të renditjes edhe pse për momentin kjo nuk ka shumë rëndësi”.

“Këto rezultate tregojnë se saj i vështirë është ky sezon për të gjithë. Kur jeta të jep limona, atëherë me to duhet të bësh limonadë. E kërkuam fitoren, por nuk e arritëm dot atë. Gjithsesi, më pëlqeu skuadra dhe jam i kënaqur nga performanca”, tha Klopp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat