Ylli i Real Madridit ankohet në referim

Futboll

Ylli i Real Madridit ankohet në referim

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 13:13
Ylli i Real Madridit ankohet në referim

Portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois, këmbëngul se Elche përfitoi nga gabimi i gjyqtarit dhe nga një penallti e lehtë në barazimin e së shtunës në La Liga.

Courtois ishte shpëtimtari i Madridit në fund të barazimit 1:1 me Elche, sepse e ndali goditjen e Gonzalo Verdus nga gjuajtja e lirë, por nuk mundi të bëjë asgjë për ta ndalur penalltinë e Fidel në fillim të pjesës së dytë.

Portieri belg u ankua pas ndeshjes së gjyqtari dha penallti të lehtë për Elchen, pavarësisht se u pa qartë se Dani Carvajal e tërhoqi për fanelle Antonio Barraganin në zonën e Madridit.

“Mua m’u duk penallti e lehtë, tërheqje të tillë të vogël për fanelle sheh gjithmonë në zonë”, tha Courtois.

“Por ka gjyqtarë të cilëve iu pëlqen të japim penallti të tilla. Nëse një penallti të tillë nuk e jep për Karim Benzeman, atëherë nuk duhet ta japësh as për të tjerët.

Njëjtë na ndodhi edhe kundër Barcelonës”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat