Arteta përsëri në mbrojtje të Granit Xhakës

Futboll

Arteta përsëri në mbrojtje të Granit Xhakës

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 14:06
Arteta përsëri në mbrojtje të Granit Xhakës

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka mbajtur një konferencë për media të fundit për këtë vit.

Arteta përsëri ka mbrojtur mesfushorin shqiptar të “Topçinjve”, i cili ishte në qendër të kritikave.

Shefi i shtabit teknik ka thënë se Xhaka është shembull i shkëlqyer për çdo lojtar të ri.

“ Ndikimi që ai e ka kur ekipi merr rezultate nuk është e zakonshme në këtë moshë. Por, me natyrën që e ka, ai dëshiron që të përmirësohet edhe më shumë dhe mund ta shihni se bashkëlojtarët besojnë në të. Bashkëlojtarët e tij dëshirojnë t’ia japin atij atë përgjegjësi.

Dhe kjo është gjë e mirë.

Ai është shembull i shkëlqyer për çdo lojtar të ri sa i përket përkushtimit dhe pasionit, por edhe guximit kur luan për një ekip të madh”, ka thënë Mikel Arteta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat