Messi do të arrijë një rekord të ri personal

Futboll

Messi do të arrijë një rekord të ri personal

Më: 3 janar 2021 Në ora: 09:20
Lionel Messi

Futbollisti i Barcelonës, Lionel Messi, do të arrijë një rekord personal të ri në ndeshjen kundër Hueca në kuadër të xhiros së 17-të të La Ligas.

Sulmuesi argjentinas me këtë paraqitje do të arrijë në kuotën e 500 paraqitjeve në La Liga në fanellën e Barçës.

33 vjeçari ka numra ta pa besueshëm, deri më tani ai ka regjistruar 499 paraqitje dhe ka shënuar 451 gola dhe 181 asistime në La Liga.

Debutimi i tij ishte kundër skuadës Espanyol në vitin 2004, nga atëherë Messi ka humbur vetëm 48 ndeshje duke fituar 383 dhe ka barazuar 83.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat