​Southampton bënë histori në Premier Ligë me fitoren kundër Liverpoolit

Futboll

​Southampton bënë histori në Premier Ligë me fitoren kundër Liverpoolit

Më: 5 janar 2021 Në ora: 14:23
Foto ilustrim

Skuadra angleze Southampton ka bërë histori në Premier Ligë të hënën, ku janë bërë ekipi i vetëm që mposhtin të gjithë shtatë kampionët e Premier Ligës, në edicionin që e kanë ngritur trofeun, raporton “LiveScore”.

Skuadra e Ralph Hasenhuttl e mposhti Liverpoolin me rezultat 1:0, me golin e vetëm të Danny Ings, për herë të parë që nga viti 2016.

Southampton tani ka mposhtur Liverpool, Manchester United, Manchester City, Blackburn Rovers, Leicester City, Chelsea dhe Arsenal, në edicionet ku kanë qenë të gjithë kampionë të kësaj gare.

Më poshtë mund të gjeni të bashkangjitura të gjitha ndeshjet të cilat Southampton i ka fituar ndaj kampionëve të Premier Ligës, ndër vite.

Blackburn Rovers

Në vitin 1996, Southampton mposhti skuadrën e Blackburn Rovers, me rezultat 1:0, ku një vit para, respektivisht në 1995, Blackburn ishte kampion i Premier Ligës.

Manchester United

Southampton mposhti në mënyrë sensacionale kampionët në fuqi Manchester United me rezultat 6:3, me datën 26 tetor në vitin 1996. Ata po ashtu mposhtën Unitedin kur ishin kampionë në edicionet 1997/98, 2000/01 dhe 2003/04.

Arsenal

“Topçinjtë” ishin ndër skuadrat më të forta në edicionin 2001/02, por nuk arritën të sigurojnë fitore kundër Southampton në nëntor të atij edicioni, ku pësuan disfatë me rezultat 3:2, me dy gola të James Beattie dhe një autogol të Kolo Toure.

Manchester City

Më herët, në kohën kur Mauricio Pochettino ishte trajner i Southampton, skuadra e tij arriti të mposhtë kampionët aktual të asaj kohe Manchester Cityn, në stadiumin “St. Mary” me rezultat 3:1, në shkurt të edicionit 2013.

Chelsea

“Saints” mposhtën skuadrën e Jose Mourinhos në tetor të vitit 2015, me golat e Steven Davis, Sadio Mane dhe Graziano Pelle, ku rezultati përfundimtar ishte 3:1. Po atë vit, skuadra e Jose Mourinhos pësoi rënie në formë, duke rezultuar më vonë edhe me shkarkimin nga detyra e trajnerit.

Leicester City

“Dhelprat” kishin një vit të paharrueshëm në edicionin 2015/16. Por pavarësisht trofeut të fituar të Premier Ligës, ata pësuan humbje të thellë me rezultat 3:0 nga Southampton, në janar të vitit 2017.

Liverpool

Historia u bë mbrëmë, ku pavarësisht 16 goditjeve drejt portës nga skuadra e Liverpool, Southampton regjistroi një fitore të madhe, ku edhe hyri në histori të Premier Ligës, duke mposhtur shtatë kampionët e kësaj gare, në edicionet e tyre si kampionë aktual.

Po ashtu, rezultati i natës së mbrëmshme ishte emocionues për teknikun Ralph Hassenhutl, ku pas përfundimit të ndeshjes u pa në gjunjë, me lot gëzimi në sy.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat