Starton të martën turneu i ekipeve përfaqësuese rajonale për 3 grupmosha

Futboll

Starton të martën turneu i ekipeve përfaqësuese rajonale për 3 grupmosha

Më: 7 janar 2021 Në ora: 19:28
Starton të martën turneu i ekipeve përfaqësuese rajonale për 3 grupmosha

Në 12 janar 2021 fillon turneu i ekipeve përfaqësuese rajonale për moshat U-15, U-14 dhe U-13. Qëllimi i këtij turneu është evidentimi i talenteve të reja që militojnë në kampionatet rajonale të FSHF-së dhe vëzhgimi i tyre nga stafi i ekipeve Kombëtare.

Në këtë turne do të marrin pjesë ekipet përfaqësuese rajonale të këtyre tre grupmoshave nga Tirana, Durrësi, Fieri, Shkodra, Elbasani, Korça, Lezha dhe Gjirokastra.

Në bazë të rregullores së këtij aktiviteti, kohëzgjatja e çdo ndeshjeje do të jetë; për moshën U-13 me 2 pjesë nga 30 minuta; për moshën U-14 me 2 pjesë nga 35 minuta; për moshën U-15 me 2 pjesë nga 40 minuta.

Në rast barazimi nuk do të ketë kohë shtesë, por do të aplikohen goditjet e 11-metërshave për të përcaktuar fituesin e çiftit.

FSHF bën me dije se për çdo ndeshje do të ndiqet protokolli zyrtar sa i përket gjyqtarëve dhe stafeve shëndetësore. Ndeshjet do të zhvillohen në Fier dhe Tiranë (aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu” dhe Qendra Ekipeve Kombëtare në Kamëz), ndërsa finalet për tre kategoritë e moshave do të luhen në Qendrën e Ekipeve Kombëtare në Kamëz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat