Negociatat me Ramosin kanë ngecur

Futboll

Negociatat me Ramosin kanë ngecur

Më: 8 janar 2021 Në ora: 17:15
Zidane

Zinedine Zidane ka konfirmuar se është e rëndësishme për Real Madridin të sigurojë që Sergio Ramos dhe Lucas Vazquez të zgjasin kontratat e tyre me klubin.

Duke folur përpara takimit të LaLiga Santander ndaj Osasunas, trajneri francez u pyet për rreth kësaj situate.

“Gjëja më e rëndësishme është që ne të rinovojmë lojtarët. Unë nuk kam folur me ta në lidhje me këtë, por është e rëndësishme që ajo të zgjidhet për lojtarët.

Ajo që unë dua është që ata të jenë të përgatitur për të luajtur, për të stërvitur dhe për të bërë gjërat mirë, për mua kjo ka rëndësi” – u shpreh Zidane.

Negociatat me Ramosin kanë ngecur dhe vazhdimi i tij me klubin madrilen është vënë në dyshim të madh.

Spanjolli ka luajtur një rol vendimtar në sukseset e klubit viteve të fundit dhe është një lider i vërtetë në fushë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat