Derbi në Bundesliga I

Futboll

Derbi në Bundesliga I

Më: 9 janar 2021 Në ora: 11:14
Derbi në Bundesliga I

Kjo e sotmja do të jetë një e shtunë spektakolare në ekranin e Supersport e pasur me ndeshje interesante nga kampionatet më të rëndësishme në Europë.

Në Serie A, Milani do të kërkojë të hedhë pas krahëve disfatën ndaj Juventusit në mesjavë, teksa do të luajë sërish në San Siro këtë herë përballë Torinos. Mungesave të shumta të kuqezinjëve u është shtuar edhe ajo e Hakan Calhanoglu dhe misioni për të marrë maksimumin përballë Torinos nuk do të jetë aspak i lehtë për skuadrën e Piolit që është në emergjencë totale. Lajmi i vetëm i mirë për kuqezinjtë është rikthimi i Tonalit nga pezullimi. E shtuna e Serie A do të nisë me duelin e orës 15:00 mes Beneventos së Pippo Inzaghit dhe Atalantës që e ka nisur 2021-in me marshin e 5-të dhe sot do të kërkojë fitoren e radhës në një transfertë jo shumë të thjeshtë.

Në orën 18:00 në Supersport do të keni mundësi të ndiqni edhe takimin Genoa-Bologna. Në Gjermani Bayer Leverkusen do të kërkojë të përfitojë nga hapi fals i Bayern Munich teksa do të synojë me të gjitha mënyrat fitoren ndaj Werder Bremen në Bayarena për t’u afruar në renditje.

Në orën 18:30 do të luhet supersfida mes Leipzig dhe Borussias së Dortmundit. Skuadra e Nagelsmann me një sukses ndaj verdhezinjëve do të ngjitej në krye të Bundesligas me një pikë më shumë se Bayerni, por në anën Dortmundi nëse arrin të marrë maksimumin në këtë transfertë delikate do ta shihte veten në -5 pikë nga kreu duke ringjallur shpresat për titull.

Nga Ligue 1, mbrëmjen e sotme do të keni mundësi të ndiqni sfidat Rennes-Lyon dhe PSG-Brest. OL do të synojë të ruajë kreun e kampionatit në këtë transfertë delikate ndërkohë që Pochettino do të tentojë fitoren e parë në stolin e PSG. Futbolli anglez këtë të shtunë në ekranin e Supersport vjen me ndeshjet e raundit të 1/32 të FA Cup ku spikasin mbi të gjitha Arsenal-Newcastle dhe Manchester United-Watford.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat