Koronavirusi lë pasoja te 3 lojtarët e Kombëtares

Futboll

Koronavirusi lë pasoja te 3 lojtarët e Kombëtares

Më: 9 janar 2021 Në ora: 11:44
Koronavirusi lë pasoja te 3 lojtarët e Kombëtares

Koronavirusi është një realitet me të cilin e mbarë bota dhe të gjitha sferat e saj po mundohen të mbijetojnë. I tillë është edhe futbolli, ku shumë lojtarë, të cilët edhe pse kanë fituar betejën me virusin, pas tij kanë humbur formën e shkëlqyer që kalonin.

Rasti më konkret është juventini Paulo Dibala, i bombarduar prej muajsh me kritika, por diçka të tillë po e përjetojnë edhe disa prej yjeve të Kombëtares shqiptare të Serisë A, shkruan panomarasport.

Marash Kumbulla, investimi 30 milionë eurosh i Romës është gjithashtu një prej atyre që pas një fillimi fantastik, me gola jetik madje, si ndaj Jang Bojsave në Ligën e Europës, ashtu sikurse ndaj Milanit në barazimin 3- 3 (goli që shmangu humbjen), u infektua me Koronavirus. Dhe ndonëse e kaloi atë, papritur ka humbur rolin e titullarit.

Së fundmi 20-vjeçari ka humbur vazhdimësinë dhe ndaj Interit pritet ta nisë sërish nga stoli. Diçka e tillë të bën të mendosh se ky virus lë pasoja të forta më mbrapa, ndaj Kumbulla duhet të punojë më shumë që të gjejë atë garanci që i dha shumë ndeshje si titullar në fillim.

E njëjta gjë vlen edhe për portierin e Lacios, Thomas Strakosha, që u rikthye titullar në ndeshjen e fundit ndaj Fiorentinës, pas më shumë se një muaji në stol.

Por e njëjta gjë edhe për Elseid Hysajn te Napoli, që gjithashtu pas infektimit me COVID ka humbur hapësirën mes titullarëve, me Gatuzon që i besonte atij korsinë e majtë, ndonëse roli është ai i mbrojtësit të djathtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat