As në Romë dhe as në Spartak

Futboll

As në Romë dhe as në Spartak

Më: 9 janar 2021 Në ora: 19:02
As në Romë dhe as në Spartak

Elseid Hysaj ende nuk e ka të qartë të ardhmen e tij, edhe pse largimi nga Napoli duket i pashmangshëm.

Mbrojtësi shqiptar është futur në vitin e fundit të kontratës me Napolin dhe nuk ka një marrëveshje të re për vazhdimin e saj.

Tani shkodrani është i lirë të nënshkruajë një para kontratë me ndonjë skuadër tjetër në mënyrë që t’i bashkohet në verë si futbollist i lirë.

Nga ana tjetër Napoli po kërkon ndonjë blerës që të fitojë ndonjë milionë nga largimi i shqiptarit.

Roma dhe Spartaku i Moskës ishin dy skuadrat e interesuara për lojtarin, por duket se Hysaj nuk do t’i bashkohet asnjërës nga to.

E ardhmja e shqiptarit pritet të jetë në elitën e futbollit francez Ligue 1, ku gjiganti Olympique Marseille po e dëshiron transferimin e tij.

L’Equipe ka raportuar se emri i Hysajt ndodhet në zyrat e klubit të madh francez dhe ata po synojnë transferimin e shqiptarit qysh në afatin kalimtar të janarit.

Edhe për lojtarin Marseille është një opsion i mirë dhe duket se e ardhmja e tij do të jetë në bregdetin francez..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat