Liverpooli ‘luan me zjarr’

Futboll

Liverpooli ‘luan me zjarr’

Më: 9 janar 2021 Në ora: 19:04
Mohamed Salah

Klubi i madh anglez, Liverpool po shtyn bisedimet e reja për rinovimin e kontratës me sulmuesin Mohamed Salah, i cili është lidhur me Real Madridin.

Sulmuesi egjiptian shprehu admirimin e tij për Real Madridin dhe Barcelonën në një intervistë me gazetën AS muajin e kaluar.

Intervista e Salah nxiti shumë spekulime mbi të ardhmen e tij afatgjatë në Anfield, por drejtuesit nuk mendojnë se largimi i tij do të ndodh.

Sipas mediumit Star Daily, Liverpooli është thënë të ketë prioritete të tjera para se të bie dakord për një kontratë të re për yllin e tyre, Salah.

Kontrata e Salah mbaron në qershor të 2023, por drejtuesit e Reds besojnë se ka lojtarë të tjerë që do të përqendrohen së pari kur bëhet fjalë për diskutimin e kontratave të reja.

Midis atyre është holandezi Geroginio Wijnladum, marrëveshja e të cilit skadon në qershor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat