​Konfirmohen bisedimet, Milani pranë blerjes më të re

Futboll

​Konfirmohen bisedimet, Milani pranë blerjes më të re

Më: 9 janar 2021 Në ora: 21:32
Foto

Drejtori i Milanit Ricky Massara dhe shefi i Torinos Davide Vagnati konfirmojnë që Soualiho Meite është subjekt i negociatave midis këtyre dy klubeve.

Mesfushori Meite nuk është as në stol në “San Siro”, pavarësisht se është thirrur, dhe drejtori i sportit Toro Vagnati u pyet pse.

"Ka disa klube që janë të interesuara për Meite dhe Milani është njëri prej tyre," tha ai për “DAZN”.

"Ai është një lojtar interesant, ka vëmendje rreth tij, por do të duhet të shohim nëse ky muhabet kthehet në veprim."

Drejtori i Milanit Massara gjithashtu foli për “DAZN” përpara ndeshjes së mbrëmjes dhe u pyet për lidhjet me Meiten dhe gjithashtu mbrojtësin e Strasburgut Mohamed Simakan.

“Ka shumë emra që janë të lidhur me ne. Ne jemi duke vlerësuar pozicione të ndryshme dhe po flasim me trajnerin për të parë nëse duhet të bëhen përforcime.”

"Ka një rrugë të gjatë për të bërë në afatin kalimtar, ne do të shohim javën e ardhshme nëse këto situata mund të zhvillohen.", tha ai.

Ndërkohë, Milani vazhdon negociatat me Hakan Calhanoglu dhe Gianluigi Donnarumman, kontratat e të cilëve skadojnë në fund të këtij sezoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat