“City, Chelsea, United ose Liverpooli – cila e transferon Haalandin, e fiton ligën”, kështu mendon Gabby Agbonlahor

Futboll

“City, Chelsea, United ose Liverpooli – cila e transferon Haalandin, e fiton ligën”, kështu mendon Gabby Agbonlahor

Më: 10 janar 2021 Në ora: 21:47
Erling Haalandin

Manchester City, Chelsea, Liverpool ose Manchester United do të fiton Ligën Premier nëse arrin të transferojë Erling Haalandin në afatin kalimtar të janarit.

Kjo gjë është thënë nga ish-ylli i Aston Villës dhe sulmuesi i Anglisë, Gabby Agbonlahor, që e vlerëson lartë instinktin e sulmuesit para golit.

Haaland shënoi golin e 18-të dhe atë të 19-të në sezon në fitoren 3-1 të Borussia Dortmundit ndaj Rasenball Sport Leipzigut.

“Ai është sulmuesi më i kompletuar aktualisht për mua. Jemi duke folur për klubet nga Liga Premier që e duan atë, mendoj se Bayern Munichu ose Real Madridi janë favoritë për ta marrë atë”, ka thënë Agbonlahor.

“E ndjej se Dortmundi mund të kërkojë çfarë të dojë. Nëse kërkon mbi 100 milionë euro për Sanchon, atëherë duhet t’i kërkojë mbi 180 milionë për Haalandin”.

“Shikoni nga Liga Premier, Manchester City, Manchester United, Chelsea, Liverpool, të gjithë e duan atë”.

“Nëse njëra nga skuadrat e transferon Haalandin, atëherë them se do ta fitojë ligën, për këtë jam i sigurt”, ka shtuar më tej legjenda e Aston Villës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat