Mourinho dëshiron transferimin e mbrojtësit të Real Madrid

Futboll

Mourinho dëshiron transferimin e mbrojtësit të Real Madrid

Më: 14 janar 2021 Në ora: 10:33
Mourinho dëshiron transferimin e mbrojtësit të Real Madrid

Menaxheri i Tottenham Hotspur, Jose Mourinho, po kërkon transferimin e mbrojtësit të Real Madrid, Eder Militao.

Portugezi duket të jetë i interesuar për të siguruar shërbimet e 22 vjeçarit në këtë afat kalimtar të janarit.

Militao, i cili ka zhvilluar nëntë ndeshje me Brazilin, u bashkua me Real Madridin në vitin 2019 nga Porto për 45 milion euro.

Mirëpo, ai nuk po gjen hapësirën e duhur të skuadra e Zinedine Zidane, duke luajtur kështu vetëm 15 ndeshje sezonin e kaluar në të gjitha garat.

Media spanjolle AS raporton se drejtuesit e Los Blancos janë të gatshëm ta lënë atë të largohet, por duhet paguar më shumë se 40 milion euro për të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat