Neymar tallet keq me mbrojtësin

Futboll

Neymar tallet keq me mbrojtësin

Më: 14 janar 2021 Në ora: 11:13
Neymar tallet keq me mbrojtësin

“Lufta e ftohtë” mes Nejmarit dhe mbrojtësit të PSG-së Alvaro Gonzalez ka vazhduar në rrjetet sociale pas Superkupës së Francës, ku dje në mbrëmje parizienët mposhtën 2-1 marsejezët. Ka qenë braziliani i pari që ka provokuar spanjollin: “Hej, a je ti Alvaro?” dhe më pas mes tyre janë shkëmbyer mesazhe provokuese.

“Prindërit më kanë mësuar që t’i hedhë jashtë mbeturinat. Vazhdo, Olimpik Marsejë”, shkruan Gonzalez.

Nejmar nuk e ka lënë me kaq duke i treguar se ai është një kampion që fiton trofe, ndryshe nga rivali.

“Ti ke harruar se si ngrihen trofetë!”.

Por, lojtari i Marsejës nuk ia përton yllit të PSG-së duke i treguar foton e Pelesë me tre Kupa Bote. “Ti do mbetesh gjithmonë në hijen e mbretit”.

Nejmar e mbyll në fund bisedën në “Twitter” duke ironizuar akoma më shumë mbrojtësin spanjoll.

“Dhe t’i mbetesh gjithmonë në hijen time. Të kam bërë të famshëm. Je i mirëpritur”, shkruan ish-sulmuesi i Barcelonës.

Marrëdhëniet me Nejmarit dhe mbrojtësit Alvaro Gonzalez janë acaruar që prej ndeshjes së kampionatit francez të 13 shtatorit të vitit të kaluar, ku të dy futbollistët u konflikuan në fushë me Nejmarin që e goditi me shpullë pas koke lojtarin iberik. Ai e akuzoi Gonzalezin për racizëm, por Liga Franceze konstatoi se pretendimet e brazilianit ishin të pabaza.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat