Santos synon rekordin historik

Futboll

Santos synon rekordin historik

Më: 14 janar 2021 Në ora: 12:57
Santos synon rekordin historik

Finalja e “Copa Libertadores” 2020 do të jetë e gjitha braziliane. Santos fitoi 3-0 kundër argjentinasve të Boca Juniors, në ndeshjen e dytë, duke gjetur në “aktin” e fundit Palmeiras.

Pas ndeshjes së parë 0-0 në Argjentinë, të luajtur javën e kaluar, brazilianët fituan falë golave ​​të Diego Pituca (16′), Yeferson Soteldo (49′) dhe Lucas Braga (51′).

Boca Juniors mbeti me 10 lojtarë në fushë, pas dëbimit me karton të kuq të Frank Fabra, në minutën e 56-të.

Ish-klubi i Pele dhe Neymar do të përpiqet të bëhet i pari brazilian që e fiton këtë turne katër herë, i cili është ekuivalenti i Ligës së Kampionëve të Europës për Amerikën e Jugut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat