Derbi i Romës, kush më i fortë?

Futboll

Derbi i Romës, kush më i fortë?

Më: 15 janar 2021 Në ora: 11:10
Derbi i Romës, kush më i fortë?

Kjo e sotmja nuk është një premte si gjithë të tjerat por është një premte ndryshe pasi në mbrëmje të gjithë do të jeni të mbërthyer para ekranit të Supersport, për të ndjekur “Il derby della Capitale”.

Në orën 20:45 luhet Lazio-Roma një sfidë që do të ishte akoma më e bukur nëse do të luhej me tifozë, megjithatë emocionet dhe spektakli do të jenë garantuara në këtë duel edhe pa praninë e fansave. Për herë të parë në këtë derbi do të ketë dhe një derbi shqiptar brenda me Strakoshën e Muriqin që do të sfidojnë Marash Kumbullan edhe pse si titullar sfidën pritet ta nisë vetëm mbrojtësi i Romës.

Verdhekuqtë kanë patur një ecuri më të mirë se bardhekaltrit në këtë pjesë të parë të sezonit, pasi pas 17 javësh pozicionohet e treta me 34 pikë, ndërsa Lazio mban vendin e 8-të me 28 pikë.

Dy derbit e fundit kanë përfunduar në barazime 1-1 dhe tifozët e të dyja skuadrave shpresojnë shumë që i njëjti rezultat të mos përsëritet edhe mbrëmjen e sotme.

Simone Inzaghi pritet ta nisë ndeshjen me dyshen Immobile-Caicedo përpara ndërkohë që është rikuperuar edhe Luis Alberto i cili do të zbresë në fushë që nga minuta e parë. Te Roma peshën e repartit të avancuar do ta mbajnë Pellegrini dhe Mkhitaryan të cilët do të jenë në mbështetje të sulmuesit kryesor Edin Dzeko.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat